83:75

Ylli triumfon ndaj Vëllaznimit

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Vëllaznimit në javën e 12-të në Superligën e Kosovës.

Ylli fitoi me rezultatin 83:75, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “13 Qershori” në Therandë.

Jan Palokaj me 25 pikë dhe Jalen Nesbitt me 23 sosh, ishin dy basketbollistët më meritorë në fitoren e therandasve.

Te gjakovarët u dallua Samuel Sessoms me 24 pikë.

Për Yllin ishte kjo fitorja e shtatë në këtë sezon, krahas pesë humbjeve.

Ndërsa, Vëllaznimi tani numëron gjashtë humbje dhe gjashtë fitore.