Rike Roçi brenda qëndrimit në BBV ka treguar një histori të pazakontë që i kishte ndodhur.
Në një bashkëbisedim me vajzat, ajo zbuloi se një futbollist i Francës e kishte ngacmuar, por e ajo e ka refuzuar pa e ditur se kush ishte.
“Më ndalon një tip zeshkan, si tip algjeriani ose marokeni dhe më kap nga krahu dhe thotë: Ej my wife (ej gruaja ime)!
E shoh unë dhe them ej ma largoni erdhën truprojat dhe thonë lëre gocën se është për qejfin e vet. Nejse pas një jave mbaroj pushimet unë, ndez televizorin dhe shitja më e re e Lionit që ikën dhe luan tek Monako ishte ky djali.
Në atë vit loz me Francën dhe bëhet kampion bote. Dhe unë thashë Rike ti je një budallaqe”, tregoi Rikja.







