Ylli i TikTok-ut ndërron jetë në një aksident tragjik

Rochelle Hager e njohur për videot e saj në TikTok nën emrin e përdoruesit “@roeurboat3”, ka vdekur tragjikisht në një aksident.

Ylli 31 vjeçar i mediave sociale po voziste Nissan Rogue të saj 2015 të hënën (29 mars) në Farmington, kur erërat e forta bënë që një degë peme të binte në majë të makinës së saj.

Një gazetë në Maine thotë se ka të ngjarë ajo të ketë vrarë atë menjëherë. Ajo ishte personi i vetëm në makinë dhe i vetmi person i dëmtuar në këtë tragjedi shkatërruese.

Lajmi u konfirmua nga e fejuara e saj Brittanie Lynn, e cila publikoj një video në TikTok për të konfirmuar lajmin tragjik.