Ylli i TikTok-ut dëgjohet duke folur për herë të parë

Khaby Lame i cili këtë muaj ia kaloi Charli D’Amelio për t’u bërë TikToker-i më i ndjekur në botë me 144.9 milionë ndjekës – është i njohur për videot e tij qesharake të TikTok.

Për më tepër, ai ka dhjetëra miliona klikime në secilin prej postimeve të tij pa foluar asnjë fjalë, por duke komunikuar me shikuesit me anë të shprehjeve të tij të acaruara të fytyrës.

Epo, nëse keni menduar ndonjëherë se si tingëllon zëri i Lames, në rrjet po qarkullon një video e tij i cili është duke folur gjatë një interviste.