Ylli i Man United tradhton gruan shtatzënë me këtë modele

Ylli francez e ka tradhtuar të dashurën e tij shtatzënë me këtë femër seksi.

Mediat e huaja kanë raportuar se sulmuesi i Man United, Anthony Martial e ka tradhtuar gruan e tij Melanie da Cruz e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Këtë e bëri me modelen seksi Malika Semichi të cilën e kishte quar në një hotel shumë të lirë në Paris dhe ky fakt po ashtu i ka befasuar të gjithë.

Semichi, një model në të 20-tat tha për ‘DailyStarSunday’ se ishte habitur si sulmuesi i djajve të kuq e ka zgjedhur pikërisht atë hotel.

“Më duhet të them se jam habitur kur më tha se cili hotel i kishte zgjedhur. Kjo nuk ishte më e bukur dhe ishte pak e dobët dhe e lirë, sidomos duke parë si ai është përdorur për hotele më të bukur. Por e dija që ai kishte një të dashur, kështu që mendonte se ishte sepse nuk donte që dikush të na takonte së bashku”, ishin fjalët e tij.

Çifti thuhet se u takua në një klub nate në Paris i quajtur Hobo, përpara se të shkëmbejnë mesazhe në të cilat thuhet Martial se e ka quajtur të dashurën e tij të dytë.