Mbrëmjen e së martës në stadiumin ‘Air Albania’ do të zhvillohet ndeshja mes Tiranës dhe Cervena Zvezdës së Beogradit, sfidë kjo e fazës së dytë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Një ditë para këtij takimi ajo çka bie në sy është interesimi i një prej yjeve të Zvezdës, sulmuesit të majtë, Srdjan Spiridonovic për gazetaren e sportit, Qeqa Krelani.

Spiridonovic ka ‘bombarduar’ Instagramin e gazetares së njohur kosovare, duke pëlqyer të gjitha fotot e saja.

Qeqa nuk ka reaguar fare pavarësisht insistimit të futbollistit për t’i rënë në sy.

Ju kujtojmë që Qeqa Krelani i ka bërë publike qëndrimet e saj për klubin serb duke thënë që nuk humb asnjë sekond të jetës së saj, për ta parë ndonjë performancë të kësaj skuadre.

Më poshtë keni disa nga fotot e Krelanit të pëlqyera nga lojtari serb.