Mbrojtësi anglez, Harry Maguire u konfrontua dhunshëm me një grup të rinjsh shqiptarë në Mykonos të Greqisë ditë më parë.
Rrahja, sipas gazetës “The Sun” ndodhi pasi një biznesmen shqiptar e theri me një gjësend të fortë në krah motrën e tij, Daisy.
Shkaku i sulmit, sipas gazetës, ishte se ajo refuzoi të dilte me biznesmenin shqiptar.
Gazeta britanike shkruan se kapiteni i Manchester Unitedit, Maguire është hedhur në sulm menjëherë, ndërsa në ndihmë të biznesmenit shqiptar, erdhën shokët e tij.
Një burim nga Mykonosi, ku ndodhi ngjarja, raporton se lojtari i Anglisë tentoi të çonte në spital motrën e tij me taksi, por u konfrontua edhe me një polic, i cili ishte veshur civil.
Më pas ai u ndalua nga policia greke dhe kaloi natën në stacionin policor të Sirosit dhe pranoi të hiqeshin të gjitha akuzat për: agresion e prishje të qetësisë publike nëse do të largohej menjëherë nga Greqia. Besohet se Maguire është kthyer në atdhe me të dashurën e tij, Fern Hawkins.







