Yll Limani sjell një pjesë të këngës së re

Këngëtari i njohur i estradës, Yll Limani, tash e disa ditë është duke punuar në projektin e ri.

I njëjti është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan imazhe dhe video të llojllojshme.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), ai ka ndarë një pjesë të shkurtër të kësaj kënge në Instagram, derisa shfaqet duke kënduar nga makina.

Ylli nuk ka bërë të ditur se kur publikohet ky projekt, por që fansat e tij mezi po presin.

Ndërkohë, “Nuk po kalojka” mbetet projekti i fundit që ka publikuar ai dhe në YouTube ka kaluar mbi pesë milionë klikime.

View this post on Instagram

⌛️

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

loading…