Yll Limani bëhet me veturë super luksoze, a ia bleu Noizy?

Yll Limani i ka bërë vetes një dhuratë luksoze dhe çka tjetër pos një veturë dhe atë goxha luksoze.

Artisti tashmë posedon një Mercedez Benz por ndjekësit ishin të bindur se ia bleu Noizy.

Ky i fundit teksa po realizonte një bisedë me ndjekësit mbrëmë postoi ‘lutjen’ e Yllit që t’u tregojë ndjekësve që veturën nuk ia ka blerë ai.

“Kallxoju që s’ma ke ble ti kerrin se më çmendën”, ka qenë komenti i Yllit i cili ka pasur një replikë epike nga Noizy.

“Yll Limani ka ble një benz dje dhe ja bleva unë”, është shprehur reperi me doza humori.