Yll Limani bëhet me maçok të ri

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Yll Limani, muaj më parë bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se maçoku i tij, Loku, ishte sulmuar nga tetë qenë endacak me ç’rast edhe kishte ngordhur.

Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tij, ndonëse në bazë të përshkrimit tregoi se ka qenë tejet i lidhur me të.

Ai ndau historinë me ndjekësit në Instagram dhe u bëri thirrje urgjente institucioneve, duke shtuar se çfarë nëse në një rast të tillë do bëhej fjalë për një fëmijë, apo familjarë të tij.

Foto: Screenshot/Instagram

E dy muaj më vonë, krijuesi i hitit “Qaj” njofton se është bërë me maçok të ri.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory, teksa ka prezantuar edhe maçokun e ri që është i ngjashëm me atë që kishte.

Foto: Screenshot/Arkiv

“Njihuni me Yukin”, ka shkruar ai.

Krahas kësaj, ai po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar në muzikë e me koncerte.