Analisti Yll Hoxha ka komentuar dështimin e shpërndarjes së Kuvendit.

Hoxha ka thënë në RTV Dukagjini se përfituesi më i madh do të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Përfituesi më i madh i kësaj situate del Lumir Abdixhiku. Lufta elektorale e ardhshme do të jetë mes Abdixhikut, Hamza cili do të jetë i dyti, partia e dytë në Kosovë, ajo do të jetë lufta. Edhe pse ka pasur avantazh, ky veprim i Kurtit mundet një numër të ish-votuesve të VV-së t’i kthejë në LDK, dhe ta rikthejë pozicionin e Lumirit në raport me Hamzën. Nëse e shtimë lapsin, përfitues ka qenë Lumiri”, tha Yll Hoxha.