Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, së shpejti do të gjejë punë të re, po ashtu si ambasador.
Ylber Hysa pritet vetëm ta merr përlqimin nga Qeveria e Malit të Zi dhe ai të nisë punën si ambasador i ri i Kosovës në Podgoricë.
Ballkani.info merr vesh se tashmë Ministria kosovare e Punëve të Jashtme i është drejtuar me notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit te Zi që Ylber Hysa të pranohet ambasador.
Ylber Hysa pritet që në këtë pozitë ta zëvendësojë Skënder Durmishin. /Ballkani.info/








