Yjet shqiptare urojnë muajin e shenjtë të Ramazanit

Nga dita e sotme (e hënë) ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj ky i paqes për çdo mysliman anembanë botës.

Fillimit të këtij muaji i gëzohen edhe personazhet publike, të cilët edhe pse kanë angazhime të mëdha në karrierë shumë prej tyre nuk hezitojnë edhe të agjërojnë.

Përmes postimeve të publikuara në rrjetet sociale, artistët kanë uruar fillimin e këtij muaji të madhërishëm.

View this post on Instagram

Agjërim sa më të lehtë ?

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

E një urim i veçantë nuk ka munguar as nga reperi Gold AG, i cili shquhet si një mysliman i devotshëm.

32-vjeçari ka publikuar një fotografi në Instagram, të realizuar në Medinë, vendin e shenjtë të cilin e kishte vizituar para pak muajve.