Yjet shqiptare të futbollit luten për Libanin, pas shpërthimit të tmerrshëm FOTO

Yjet shqiptare të futbollit u janë bashkuar lutjeve për popullin e Libanit, ku ndodhi një shpërthim i tmerrshëm të martën, duke shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime.

Nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, vdiqën të paktën 50 persona dhe u lënduan mbi 2.700 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Video të publikuara në rrjetet sociale e kanë shfaqur flakën dhe tymin e të shkaktuar nga shpërthimi.

Thuhet se spitalet janë mbingarkuar me pacientë dhe se shumë ndërtesa janë shkatërruar.

Yjet shqiptare të futbollit, përfshirë lojtarë të ekipit kombëtar të Kosovës, janë lutur në rrjetet sociale për Libanin.

Në mesin e tyre Valon Berisha, i cili së fundmi iu bashkua Stade de Reims nga Lazio dhe Mërgim Vojvoda i Standard.

Adnan Januzaj i Real Sociedad dhe Kombëtares së Belgjikës, si dhe Shkodran Mustafi i Arsenalit, janë lutur po ashtu për popullin libanez.