Yjet festojnë në mënyrën më “hot”, veshjet seksi që zgjodhëm për Krishtlindje FOTOT

Për fansat e zonjave të famshme Caprice Bourret, Rhian Sugden dhe Lizzie Cundy, është vërtetë një Krishtlindje shumë e gëzuar.

Kjo për faktin se tre yjet e mediave sociale janë shfaqur shumë “hot” në llogaritë e tyre në “Instagram”. Bukuroshet kanë ndarë me ndjekësit e shumtë veshjet seksi që kishin zgjedhur për festat e fundvitit.

34-vjeçarja Rhian Sugden, u shfaq e veshur me një veshje “lepuri” me të kuqe, duke ngritur kështu temperaturat në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, 52-vjeçarja Lizzie Cundy ndau me ndjekësit një dhuratë të fundit për Krishtlindje. Ajo ishte futur brenda një çorape.

Ndërsa modelja amerikane Caprice, ndau një mesazh të gjatë me një foto ku shihej e veshur me një fustan të kuq dhe një kapele Santa.

“Gëzuar Krishtlindjen miqtë e mi të mahnitshëm… Le të shohim përpara dhe kurrë prapa 2021, do të jetë e mrekullueshme… së bashku do të rindërtojmë… do të jemi të ngazëllyer për ndryshimin… dhe të kujdesemi për secilin”, shkruante 49-vjeçarja.