Xhuli Nura nuk ka munguar as në ndeshjen e fundit të kombëtares shqiptare në Euro 2024.
Ajo ditën e djeshme (e hënë) ka qenë në Dyseldorf për të përkrahur Shqipërinë në lojën me Spanjën.
Përpara ndeshjes ishte krijuar një atmosferë e zjarrtë në qytet, ku të shumtë ishin ata që u mblodhën për festë.
Modelja nga Drenica ka ndarë pamje në rrjete sociale, ku shihet duke kërcyer me tupanë.







