Xhuli-Mbresës: Jam akoma e shokuar, siç duket Vedati ua ka shpërlarë trurin publikut me skeçet e tij

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, kurrsesi nuk po mundet ta pranojë faktin se Vedati është zgjedhur “banori më i preferuar i momentit” me anë të një televotimi mbrëmë gjatë Prime.

Kësisoj, Xhuli ka thënë se publiku mund “ta ketë trurin e shpërlarë nga imazhi i krijuar i Vedatit ndër vite dhe skeçet e tij të shumta që morën zemrën e audiencës”.

“Jam akoma në shok akoma. Njerëzit nuk dojnë të besojnë. Ka bërë aq shumë skeçe, na ka blerë me to dhe na e ka shpërlarë trurin dhe kur njerëzit vërtetë u quan prej gjumit dhe thanë ‘a është me të vërtetë ky Vedati që e njohim?’”, ka thënë Xhuli në një bisedë me Mbresën.