Xhuli i rikthehet zanatit të vjetër

Ish-fituesja e tretë e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuliana Nura, tashmë ka javë që po e shijon jetën jashta shtëpisë.

Ndërkohë, Xhuli po i kushton rëndësi kohës së saj duke e shfrytëzuar në maksimum, me takime të ndryshme.

Ndër tjera, ajo sot ka nisur ditën me punën e saj për të cilën edhe ka folur sa ishte në “BBVK”.

Xhuli, përmes videove të publikuara në storien e saj në Instagram, iu ka bërë thirrje vajzave dhe grave të cilat janë të interesuara të formësojnë linjat trupore të punojnë së bashku.