Xhirimi i vrasjes së luanit që flinte, lë pa frymë botën (VIDEO)

Akuzat drejtuar personit i cili në internet e postoi videon në të cilën shihet se si me pushkë e vret luanin derisa ai fle, ditëve të fundit po arrijnë nga e gjithë bota.

Në video, të cilën në llogarinë e saj në Tëitter e ka vendosur agjencia Protect All Wildlife, mund të shihen dy persona të cilët fillimisht i afrohen kafshës, kurse më pas njëri e vret.

Të dy ata i gëzohen këtij akti të shëmtuar, transmeton Ballkani.info.

Luani, i cili flinte qetësisht në tokë, i goditur me plumbin e parë, fillon të lëviz, mirëpo më pas gjuetari e godet edhe një herë dhe luani më nuk lëviz.

Të gëzuar nga kjo vrasje, dy burrat i afrohen luanit të vdekur.

“Luan i bukur!”, thotë njëri nga dy burrat.

Ky xhirim, si dhe akti i shëmtuar i dy ‘gjuetarëve”, e ka lënë pa frymë botën. Shumë komentues në rrjetet sociale e dënojnë këtë akt tinëzar. /Ballkani.info/