Anëtari i Kryesisisë Qendrore të NISMA-së Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi ka theksuar se kjo parti për herë të parë ka marr vendime konkrete në sundimin e rendit dhe ligjir, duke ndaluar produktet që hyjnë në Kosovë dhe nuk i referohen me terme kushtetuese.
Smakiqi ka përmendur edhe vendimin e ministrit Shala që kur ka marr mandatin ka obliguar të gjithë inspektorët që janë punësuar me marrëveshjen e Bruksleit të dalin në inspektime në veri të vendit.
“Për herë të parë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka marr vendim duke ndaluar hyrjen në Kosovë të produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet, po ashtu për herë të parë inspektorët e rekrutuar me marrëveshjen e Brukselit kanë dalë në terren dhe bëjnë raporte javore”, ka thënë Smakiqi.







