Në një postim në rrjetet sociale, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Panxha, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje nga Xhevdet Delija, i cili sipas deklarimit është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Panxha ka theksuar se përkrahja vjen pavarësisht dallimeve dhe bindjeve politike, duke e vënë në plan të parë lidhjet familjare dhe unitetin. Ai përmendi gjithashtu mbështetjen e dajve dhe familjarëve nga Zhabeli, duke theksuar bashkimin rreth numrit 128 dhe 22 në garën zgjedhore.
“Ku ka më mirë se me pas mbështetjen e dajve pa marrë parasysh dallimet dhe bindjet politike… jemi bashkë sot e përgjithmonë,” thuhet në mesazhin e tij.
Në fund të deklarimit, Panxha u shpreh me optimizëm për rezultatin, duke shtuar: “Faqebardhë dhe fitimtarë si gjithmonë.”







