Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtoj drejt Serbisë për ndeshjen e parë kualifikuese të Zvicrës

Faqja zyrtare e Përfaqësueses së Zvicrës ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e sulmuesit anësor shqiptar, Xherdan Shaqirit, në ndeshjen e parë të muajit mars.

Përfaqësuesja e Zvicrës do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ me dy ndeshje gjatë këtij muaji.

Helvetikët do të zhvillojnë fillimisht ndeshjen e parë përballë Bjellorusisë më 25 mars, ndeshje e cila do të luhet në Serbi.

E tre ditë më vonë, Zvicra do takohet me Izraelin në Stade de Geneve.

Megjithatë, ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk do të udhëtoj drejt Serbisë, përkundër se para disa ditësh u ftua nga trajneri Murat Yakin.

Është vet faqja zyrtare e Helvetikëve, e cila ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e Shaqirit për dy ndeshjet e marsit.

“Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet Kombëtares për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk do të ftohet në vend të tij”, thuhet në njoftimin e Zvicrës.