Cllevio

Xhensila paralajmëroi masa ligjore, Cllevio i përgjigjet këngëtares

Pasi reperi Cllevio doli me një video në Tik-tok, ku akuzonte Xhensila Myrtezajn se ishte ndarë me Bes Kallakun për shkak të një bosi në Dubai, këngëtarja paralajmëroi se do të merrte masa ligjore.

Sapo më nisën një video që një monstër TikToku me fantazin më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njohë, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Plerë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do të mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje.”, kishte shkruar Xhensila.

Pas këtij postimi, ka reaguar Cllevio me anë të një videoje në platformën “TikTok”.

Ky ka marrë Xhensilën se sa ka bërë një çun dhe i duket se është çuni i vet. Është çuni i Besit ai. Kush e njeh Xhensilën është duke ecur me bodyguard. Besi ka frikë nga bodyguardët, s’ka faj. Xhensila Myrtezaj na kapi frika”, thotë Cllevio.

Kujtojmë se prej disa ditësh, përflitet se marrëdhënia e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, ka marrë fund dhe çifti po shkon drejt divorcit.

Pas raportimeve të fundit, asnjëri nga ta nuk ka konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmet.