Kengetarja

Xhensila Myrtezaj shfaqet duke bërë akrobacione në natyrë: Kujdesuni për trupin tuaj, është i vetmi vend ku duhet të jetoni

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që viteve të fundit ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjet atraktive.

Fjala është për Xhensila Myrtezajn, e cila ndër vite ka bërë ndryshime drastike në dukje.

Ndonëse shpesh kritikohet për ndërhyrjet që mund të ketë bërë, 28 vjeçarja vazhdon të reflektojë në rrjete sociale duke treguar se si është realisht.

Ajo ka publikuar së fundmi disa imazhe e video, në të cilat shfaqet duke bërë akrobacione në natyrë.

“Kujdesuni për trupin tuaj, është i vetmi vend ku duhet të jetoni”, ka shkruar ajo krahas postimit.