Xhensila Myrtezaj hapi çantën dhe brenda saj nuk kishte asgjë personale

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të shoëbiz-it shqiptar.

Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme.

Në muajin korrik të vitit të kaluar ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Dhe ditën e sotme teksa këngëtares i’u kërkua një buzëkuq na tregoi se në çantën e saj nuk ka asgjë personale por vetëm gjëra të Ajkës .

Një bluzë të vajzës, një pelenë, letra të lagura, kremrat e Ajkës e shumë gjëra të tjera të vajzës, por asgjë të Xhensilës.

Këngëtarja na tregoi sesi të ndryshon jeta kur bëhesh me fëmijë duke nisur nga një gjë e thjeshtë fare, çanta dhe ato që ka brenda.