Ndarja

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku drejt divorcit

Një nga çiftet më të dashura për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, të cilët kanë qenë ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar, duket se nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënies së tyre.

Është konfirmuar nga burime të sigurta të “Artistët Shqiptarë” se dyshja kanë nisur procedurat e divorcit.

Xhensila Myrtezaj/Instagram

Arsyjet deri tani nuk dihen, megjithatë kjo gjë konfirmohet edhe në Instagramin e Xhensilës, pasi ajo nuk e ndjek më Besin, madje ka fshirë edhe të gjitha fotografitë me të.

Në ambiente publike këngëtarja është parë në gjendje jo të mirë, për shkak të periudhës që po kalon.

Dyshja janë prindër të dy fëmijëve dhe kanë ndërtuar një jetë së bashku, ndaj lajmi i mundshëm i divorcit është pritur me keqardhje nga adhuriesit e tyre.