Xhensila Myrtezaj bëhet nostalgjike: Kujton kohën kur ishte te “Gjeniu i Vogël”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është kthyer në kohë për ta kujtuar paraqitjen e saj të parë në “Gjeniu i vogël”.

Si shumë prej këngëtarëve, edhe Xhensila fillimin e karrierës e ka nisur në një kompeticion të tillë.

Atëkohë ajo ishte vetëm 11 vjeçe, e duke qenë se është sigurisht një nga momentet që nuk do ta harroj kurrë, ka vendosur që me ndjekësit në Instagram ti ndajë disa fotografi.

“Gjeniu i Vogël, aty prej ku nisi gjithçka”, ka shkruar ndër të tjera Xhensila.

Ajo sot është ndër këngëtaret e suksesshme shqiptare. Xhensila Myrtezaj rreth vetes ka mbledhur një numër të madh fansash të cilët e mbështesin vazhdimisht.