Xhemperët për vjeshtë-dimër

Njëra nga veshjet që duhet ta keni patjetër për këtë sezon vjeshtë-dimër është me siguri xhemperi, i cili viteve të fundit mbretëron në dollapët e ndjekëseve të trendëve të modës.

Zonjat e preferojnë meqë është shumë i gjithanshëm, gjegjësisht, mund të kombinohet lehtë me xhinse, pantallona klasike, funde apo fustane.

Me një fjalë, s’ka kombinim ditor që nuk mund ta plotësoni me xhemper, ndërsa mund të jetë përzgjedhje e shkëlqyer për lojërat e modës në mbrëmje.

Përveç faktit që mund të kombinohen lehtë, xhemperët kërkohen edhe për shkak të komoditetit të tyre. Nëpër dyqane mund të gjeni modele me ngjyra të ndryshme, me modele interesante ose aksesorë, por ne përzgjodhëm 10 xhemperë që mund t’i ndiqni në galerinë./Alsat/