Xhematit në varrim i qesin torte me hashash, në vend se të mërziten bëhen “dru”

Policia thotë se një funeral në Gjermaninë Lindore përfundoi me drogim të pavullnetshëm të pjesëmarrësve kur atyre iu servua aksidentalisht ëmbëlsira me hashash.

Policia e Rostock tha pas varrimit në Wiethagen, ceremonia vazhdoi në një restorant për kafe dhe tortë, siç është edhe zakoni në Gjermani.

Por pasi e hëngrën tortën, 13 persona patën mundime dhe marramendje dhe iu deshtë trajtimi mjekësor, raporton AP.

Një hetim policor zbuloi se një punonjëse e restorantit i kishte kërkuar vajzës 18 vjeçare të saj t’i piqte ëmbëlsirat.

Sidoqoftë, nëna e 18-vjeçares e mori gabimisht tortën me marihuanë që adoleshentja e kishte bërë për një rast tjetër.

Policia tha se adoleshentja është nën hetim. Incidenti ndodhi në gusht, por nuk u publikua më herët për shkak se familja ishte në zi.

loading…