Xhemajl Hasani: Në zgjedhjet e ardhshme do të dal me kerr e me kali

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka vazhduar me ironizime në rrjetet sociale.

Kësaj radhe, Hasani, tha për shkak që është bërë e madhe ‘vetura modeste’, në zgjedhjet e ardhshme do të dalë me siç ka thënë ai; kerr e me kali.

Në zgjedhjet e fundit lokale, e keni bo kogja te madhe per veturen modeste. Tani kam vendos se ne zgjedhjet e ardhshme gjate fushates do te dal me kerr e me kali! kënaqnu”, ka shkruar Hasani.