Xhemaili: IKSHPK do të duhej të dilte me qëndrim rreth vaksinës së AstraZeneca

Hana Xhemaili nga Friedrich Ebert Stiftung është shprehur se institucionet kosovare nuk janë duke treguar se cila është udha e duhur që duhet ndjekur rreth vaksinimit kundër COVID-19.

“AstraZenca, është treguar se është një lidhje mes vaksinës dhe koagulimit të gjakut. Nuk ka udhë të mirëfilltë dhe nuk shoh institucionet që të dalin dhe ta orientojnë drejt publikun. Ka grupe që dalin që thonë: Ta marrin vaksinën, a jo?”.

“IKSHP do të duhej të dilte me një qëndrim rreth AstraZeneca. Nuk duhet t’i lënë qytetarët. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk e ka kryer punën e vet në këtë fazë se cilën vaksinë është në rregull ta marrin qytetarët”.

Xhemaili ka thënë se jo vetëm për vaksinën kundër koronavirusit ka dyshime, por që e njëjta ndodhë edhe më vaksinat tjera për të tjera sëmundje.

“Ne jemi ndër shtetet fundit që po marrim vaksinën. Qasja nuk është e duhur që qytetarët të motivohen për t’u vaksinuar. Secila vaksinë që merret e ka një dozë të rrezikut. Do të duhej nga IKSHPK të kishte informata”.