anëtari i kryesisë

Xhavit Haliti:Rrugëtimi për ushtrinë ishte tepër i rënd por dolëm fitimtar

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ditën e nesërme e ka quajtur si dita më të veçantë në historinë e Kosovës.

Haliti rrugëtimin e UÇK-së deri tek ushtria e ka konsideruara shumë të rënd por sipas tij dolëm fitmitar.

Ai ka theksuar se tashmë Kosova po bëhet me kapacitet të domosdoshme për të mbrojtur dhe për të prodhuar siguri.

Ja statusi i plotë:

Dita e nesërme për Kosovën është një nga ditët më të veçanta të historisë së saj. Është dita kur Kuvendi i Kosovës do të miratojë 3 projektligjet që i hapin rrugën krijimit të ushtrisë së shtetit. Nga UÇK gjer tek Ushtria e Kosovës, kemi kaluar nëpër sfida tepër të rënda. Por kemi dalë gjithnjë fitimtar, duke pasur edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve, Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë politikë dhe ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s, ku është e ardhmja e Kosovës.
Shteti i Kosovës po bëhet me kapacitete të domosdoshme për t’u mbrojtur dhe për të prodhuar siguri, jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin.
Ushtria e Kosovës, ashtu si dhe vetë populli dhe shteti i Kosovës do ta dëshmojnë çdo ditë përcaktimin e tyre për të qenë partner i besueshëm i vlerave të përgjithshme euroatlantike. XHH