Xhavit Haliti zgjidhet kryetar i degës së PDK-së në Pejë

PDK-ja ka përfunduar zgjedhjet e saj në Pejë sot.

Tashmë ka përfunduar votimi i delegatëve dhe Xhavit Haliti është zgjedhur kryetar i degës në Pejë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ishte kandidati i vetëm për kryetar të degës në Pejë, shkruan Ballkani.info.

Ballkani.info ka raportuar sot gjatë ditës për zgjedhjet e PDK-së në Pejë, ku edhe sipas burimeve të redakasisë Haliti veç ka qenë e ditur se do të zgjidhet kryetar, ku dihet tërheqja e Adem Grabovcit prej kandidatit për kryetar.