Xhavit Haliti viziton ndërmarrësit pejan

Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë dhe njëherit ish nënkryetar i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka vizituar disa ndërmarrje të suksesshme, që veprojnë në qytetin e Pejës, thuhet në njoftim të lëshuar për media.

Sipas këtij njoftimi, Haliti me ta ka biseduar shtruar dhe këmbyer pikëpamjet për sfidat dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në këtë regjion.

Haliti, ndërmarrësve ua prezantoj prioritetet dhe masat e zhvillimit të përshpejtuar ekonomik përmes sektorit privat që janë pjesë e platformës së përgjithshme të Dekadës së Re, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.

loading…