Xhavit Haliti: S’ka luftë gjeneratash në PDK

Xhavit Haliti nga PDK ka thënë se kjo parti është duke u reformuar, ndërsa mohohen se ka luftë ndërmjet gjeneratave.

“PDK është duke u reformuar, s’ka luftë gjeneratash, kemi punuar që të vijnë të rinjtë në parti, dhe janë zgjedh një pjesë që kanë marrë votat”, ka thënë Haliti në TV Dukagjini.

Ndërsa duke folur për dështimin për t’u bërë deputet, Haliti është arsyetuar me atë se nuk ka bërë aq shumë fushatë zgjedhore.

“Kam qenë i bindur se do të marrë shumë më pak vota, se votat nuk merren sot, pa iu kërku njerëzve. Nuk kam bërë fushatë, veç Gjilan kam qenë për të pirë kafe. Më herët kam dalë në fushatë. S’kam bërë gara me individ brenda partisë, gara është brenda partisë, nëse thuhet se më ka mundur ndokush është PDK-ja”, ka thënë Haliti.