Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili njëherit është edhe kryetar i degës së PDK-së në Pejë, sot ka qendëruar në Lipë të Pejës.
“Me ftesë të qytetarëve vizitova Lipën, ku nga afër pash punimet që po bëhen në këtë rrugë, e cila do të jetë një arterie e rëndësishme për zhvillimin e turizimit malor”, ka shkruar Haliti.
Ai gjatë këtij takimi është parë duke qendruar edhe mbi makinerinë që shtron asfalt. /Ballkani.info/












