PDK

Xhavit Haliti, shpëtimtari i PDK-së në Pejë

Haliti dhe Beqa dy kryetarët e degëve të PDK-së që kanë ngritur nivelin e votës gjatë udhëheqjes së degëve të tyre.

Procesi i brendshëm zgjedhor në PDK nuk po kalon pa vëmendjen e mediave e sidomos në qytete të mëdha ku edhe “lufta” për të parin e degës është më e madhe.

Rajoni.info do të filloj fazen e analizave të votive për PDK-në dhe Kohen e udhëheqësve të saj prandaj këtë cikël e fillojmë me qytetin e Pejës dhe të qytetit të Gjakovës ku aktualisht kryetar dege është Xhavit Haliti përkatësisht Hajdar Beqa.

Por si ishin rezultatet e zgjedhjeve në periudhat kur kanë udhëhequr secili me degen e Pejës janë këto:
Zgjedhjet Parlamentare:

Viti 2001 – 4602 vota

Viti 2004 – 4135 vota

Viti 2007 – 4919 vota

Viti 2010 – 5478 vota

Viti 2014 – 8623 vota

Viti 2017- 15368 vota (PAN)

Zgjedhjet Lokale:

Viti 2000 – 4475 vota

Viti 2002 – 4143 vota

Viti 2007 – 4614 vota

Viti 2009 – 4926 vota

Viti 2013 – 6556 vota

Viti 2017 – 5376 vota

Siç po shihet nga rezultatet e marra nga KQZ del se në kohen e udhëheqjes së degës nga Xhavit Haliti kryetarit aktual PDK ka arritur kulminacionin e saj me afro 9 mijë vota në zgjedhje parlamentare ndërsa me mbi 6 mijë vota në zgjedhjet lokale, duke përjashtuar këto zgjedhjet e fundit ku në zgjedhjet parlamentare kanë garuar me koalcionin e madh PAN si dhe në zgjedhjet lokale ku PDK filloj të kishte rënie edhe në bastionet e saj ashtu siç rënie të lehtë e pati edhe në Pejë.

Sipas këtyre numrave del të jetë se dega e Pejës suksesin më të madh e ka treguar nën udhëheqjen e Xhavit Haliti si kryetar dege. Kujtojmë se paraardhësit e Halitit në krye të degës së Pejës ishin Ilhami Gashi dhe Adem Grabovci.

Edhe dega e Gjakovës ka treguar një rritje të ndjeshme në Kohen kur degen e ka udhëhequr Hajdar Beqa njëherit edhe kryetari aktual i degës dhe poashtu kjo dëshmohet edhe nga të dhënat e KQZ-së që janë si me poshtë;

Zgjedhjet Lokale

Viti 2000 – 3010 vota

Viti 2002 – 2772 vota

Viti 2007 – 1887 vota

Viti 2009 – 2688 vota

Viti 2013 – 6762 vota

Viti 2017 – 5714 vota

Zgjedhjet parlamentare:

Viti 2001 – 2636 vota

Viti 2004 – 2120 vota

Viti 2007 – 2096 vota

Viti 2010 – 4367 vota

Viti 2014 – 6166 vota

Viti 2017 – 15773 vota ( me PAN)

Sipas këtyre të dhënave shihet qartë se Hajdar Beqa ka arritur ta ngrisë voten në këtë qytet për një përqindje relativisht të lartë. Kujtojmë se paraardhësi i Hajdar Beqës ishite Ilir Beqiri.