KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438 334 mijë vota apo 49.95%. Sipas kësaj përqindje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në Kuvend.

Postin e deputetit e ka fituar edhe Xhavit Haliti, i cili është rikthyer si deputet në Kuvend, pasi nuk ishte mandatin e kaluar.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të angazhohem me nder dhe përkushtim për funksionim të rendit dhe ligjit për të gjithë.

Postimi i i Halitit: 

Të dashur qytetarë, simpatizantë dhe votues të PDK-së,

sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, falë mbështetjes dhe besimit që më keni dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit, unë do të jem deputet edhe në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.

Duke ju falënderuar të gjithëve me radhë nga thellësia e zemrës, zotohem njëherit se do të vazhdoj të jem zëri i juaj në Kuvend, se do të angazhohem me nder dhe përkushtim për funksionim të rendit dhe ligjit për të gjithë; për luftë kundër krimit dhe korrupsionit; për zhvillim ekonomik; arsim më cilësor; shërbime më të mira shëndetësore si dhe integrim në institucionet ndërkombëtare evroatlantike.

Me shumë respekt,

i juaji,

Xhavit Haliti