Xhavit Haliti prezanton aderimin e ri të PDK-së në Pejë

Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë dhe kandidati për deputet, Xhavit Haliti ka bërë të ditur sot se kësaj partie i është bashkuar Agon Buquku, kandidat për doktoraturë në fushën e IT-së.

Postimi i Halitit:

Sot, vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), dhe projektit të kryetarit Veseli për Dekaden e Re, ju bashkua Agon Buquku, kandidat për PhD në fushën e IT, ish-kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017, dhe anëtar Kryesisë në AAK-së në Pejë.

Me personalitete dhe kuadro si Agoni dhe të tjerë, Dega e PDK-së synon të jetë forca kryesore në Pejë në zgjedhjet e 6 tetorit. XHH

loading…