Xhavit Haliti përmend disa arsye të forta se pse duhet votuar PDK-në me 14 shkurt

Një nga politikanët më të fuqishëm dhe më të matur në skenën politike në Kosovë, Xhavit Haliti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që me 14 shkurt të votojnë për PDK-në.

Haliti i cili është kandidat për deputet me numrin 7, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ashtu si PDK-ja, #Rimëkëmbja është projekti më serioz, si për qytetarët ashtu dhe për shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë, votues të PDK-së

Përgjatë 10-të ditësh kemi komunikuar së bashku, diskutuar e bashkëbiseduar për projektin e #Rimëkëmbjes së shtetit të Kosovës.
Ju faleminderit nga zemra për kohën tuaj të çmuar, interesimin dhe besimin e shprehur ndaj PDK-së dhe kandidaturës sime për deputet.
Duke qenë të bindur se ashtu si PDK-ja, #Rimëkëmbja është projekti më serioz, si për ju ashtu dhe për shtetin tonë, ju ftoj që të dilni qetësisht dhe me maturi të votoni më 14 shkurt.

Na priftë e mbara!

Me respekt,
i juaj, Xhavit Haliti