Xhavit Haliti nuk përfill lutjet e VV-së dhe Vjosa Osmanit, ja si do të veprojë sot në Kuvend?

Lëvizja Vetëvendosjes po pret me padurim kthimin e Xhavit Halitit nga Pogradeci.

 Deputeti i PDK-së, një kundërshtar i ashpër i VV-së, krejtësisht papritur u shndërrua në person të dashur dhe te pranueshëm për partinë e Albin Kurtit.

Vota e Xhavit Halitit sot mund të jetë vendimtare në zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente e Kosovës. Megjithatë, lutjet dhe pritjet për Xhavit Halitin do të marrin shpejt epilog.

Burime të Ballkani.info brenda Grupit Parlamentar të PDK-së kanë thënë se Haliti nuk do të veprojë në kundërshtim me vendimin e partisë që të mos votohet Osmani.

PDK, sikur AAK, ka marrë vendim që mos të qëndrojë në sallën e Kuvendit për t’ia bërë Osmanit kourumin për t’u zgjedhur shefe e shtetit./Ballkani.info./