Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës me numër 14, Xhavit Haliti, ka zhvilluar një takim me miqtë e tij, Elmi Reçica dhe Ragip Xhaka.

Haliti ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar gjatë kafes së mëngjesit, duke e cilësuar atë si një moment miqësor dhe bashkëbisedimi me bashkëpunëtorë e miq të kahershëm.

“Kafen e mëngjesit me miqtë e mi, Elmi Reçicën dhe Ragip Xhakën”, ka shkruar Haliti në një postim të shkurtër në rrjetet sociale.

Takimi vjen në një periudhë të angazhimeve politike dhe aktiviteteve të shumta paraelektorale, ku kandidatët e PDK-së po vazhdojnë takimet me qytetarë, aktivistë dhe bashkëpunëtorë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Haliti, i cili garon për një mandat deputeti me numrin 14 në listën e PDK-së, ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me strukturat partiake dhe mbështetësit e tij në terren.