Deputeti i PDK-së

Xhavit Haliti me pozicion të ndërmjetëm, kritikon edhe Kurtin edhe opozitën

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë dhe Asociacionin. Ai ka kritikuar edhe pushtetin por edhe partitë opozitare, duke thënë sajo që po ndodh në Kuvend është show i dyanshëm.

Haliti i ka thënë Kurtit se po e paraqet veten si shpëtimtar i Kosovës, derisa ia ka rikujtuar se marrëveshjet në të kaluarën i kanë nënshkruar kryeministrat dhe se radhën tashmë e ka vetë Kurti.

“Po e paraqitni veten si njeri që po e shpëton Kosovën pas asaj që është shitur. Çështja e nënshkrimit ose jo të planit ekzekutiv të marrëveshjes, ti e di se s’ka nevojë të nënshkruhet. Aleatët po kërkojnë zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara dhe statutin e Asociacionit mos me pas në kundërshtim me Kushtetutën. Këto u dashtë të theksohen nga ju dhe deputetët. Ti po thu, ne dhe ju, ka nënshkruar kryeministri i Kosovës, s’kanë nënshkru, LDK e PDK. Tani ti e ke radhën, me i zbatu nënshkrimet që janë bërë”, ka thënë Haliti.

Ai tutje ka thënë se s’ka dashur që ta marrë fjalën, meqë diskutime po bëhen se kush është më tradhtari.

“unë e pash të drejtën me iu thënë, s’desha të diskutoj, sepse diskutimet ishin se kush është më tradhtarë, dhe jo kush po kontribuon për t’i dhënë fuqi kryeministrit në çështjen e marrëveshjes. Çka ka folë kryeministri para 15 vjete s’ka rendësi fare. E rëndësishme është marrëveshja e Brukselit që deshëm apo s’deshëm duhet ta zbatojmë”, ka shtuar Haliti.

“Ndaq quaje Zajednicë, ndaq Asociacion, ndaq Bashkësi të Komunave, e njejtë është”, thënë ndër të tjera ai.