detaje

Xhavit Haliti jep detaje për marrëveshjen LDK-PDK në Pejë

LDK-ja dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në katër vjetët e ardhshme.

Dakordimi për koalicion erdhi pas takimit të kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, me kryetarin e degës së PDK-së në Pejë Xhavit Haliti.

Muhaxheri ka treguar edhe si janë ndarë drejtoritë e kësaj komune ku me katër nga to do të udhëheqë PDK-ja.

“Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti. Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori. Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Një njoftim për koalicionin e ka bërë në Facebook edhe kryetari i degës së PDK-së në Pejë i cili edhe një herë ka konfirmuar ndarjen e pushtetit në këtë komunë.

“Sot me Gazmend Muhaxherin nënshkruam marrëveshje që LDK dhe PDK të bashkëqeverisin në Pejë edhe për katër vitet e ardhshme. Në bazë të kësaj marrëveshje, LDK do të udhëheq me dhjetë drejtori, ndërsa PDK me katër drejtori”, ka shkruar Xhavit Haliti.