Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti e ka quar dorën për të votuar ‘pro’ Glauk Konjufces së VV-së për Kryeparlamentar të ri të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca është zgjedhur Kryetar i ri i Kuvendit, me 69 vota për. Kundër zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit, kanë votuar 33 deputetë, derisa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Në mesin e këtyre votave është edhe ajo e një deputeti të PDK’së, madje, e nënkryetarit të kësaj partie, Xhavit Halitit.

Haliti ishte i vetmi deputet i opozitës që dha votën për Konjufcen e VV’së Kryeparlamentar.