Me pjesëmarrjen e kryetarit Kadri Veseli, Dega e PDK-së në Pejë e ka hapur zyrtarisht procesin e brendshëm zgjedhor.
“Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm për PDK-në, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët nga Komuna e Pejës që të bëhen pjesë e PDK-së, të marrin pjesë në garë dhe të organizohemi për t’i fituar së bashku zgjedhjet e radhës”, ka thënë kryetari i degës së Pejës, Xhavit Haliti. /Ballkani.info/







