Xhavit Haliti demanton lajmin se është ftuar nga Gjykata Speciale

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti sapo e ka demantuar lajmin e një media të Shqipërisë që ai është ftuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

“Mua nuk me ka ftuar askush dhe as nuk pres që të më ftojmë. Dua t’i hidheroj ata që janë gëzuar për këtë lajm e t’ju them se nuk është e vërtetë. Të rrinë pa kasavet, jam jashtë vendit, të hënën kthehem në Kosovë”, ka thënë Haliti për Dukagjini.

ABC News ka nxjerr një video të shkurtër si promo për intervistën me Halitin që do të transmetohet më vonë. Në video, Haliti dëgjohet duke thënë: “unë nuk jam ftuar, por pres të intervistohem”. E këtë deklaratë të shkurtër, sipas Halitit, mediat në Shqipëri, përfshirë edhe ABC News, i kanë dhënë kahje tjetër lajmit, se “Haliti është ftuar nga Specialja”.