Deputeti i PDK-së

Xhavit Haliti: Albin Kurti po provokon, s’dëshiron zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti e ka quajtur provokim deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti, rreth zgjedhjeve të parakohshme.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme kurdoherë për zgjedhje të reja.

“Ne jemi deklaru në vazhdimësi dhe kemi kërku me pas zgjedhje. Albini nuk po kërkon, Albini po provokon. Sepse me kërku zgjedhje ai e ka mundësinë me i shpallë zgjedhjet për 3 ditë”, u shpreh ai.

Më tej, Haliti theksoi se me inicimin e një mocion mosbesimi nga partia e vet hapen rrugët e zgjedhjeve të reja.

“Opozita normalisht që voton për me shkarku dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai po provokon me deklarata, por meqë do me hy në zgjedhje është parlamenti. Le ta thirr senacën e jashtakonshme. Le t’i jep arsyet pse do me dhënë dorëheqjen”, ka thënë ai.

BONUS VIDEO| Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova