Xhamia e njohur Al Aksa në Jeruzalem është djegur në të njëjtën kohë me Notre Dame (VIDEO)

Në të njëjten kohë kur ka shpërthyer zjarri në katedralen Notre Dame në Paris, është djegur edhe një pjesë e xhamisë së njohur Al Aksa në Jeruzalem.

Në këtë xhami, e cila për myslimanët pas Mekës dhe Medinës, është vendi i tretë më i shenjtë, është djegur hapësira për lutje, por zjarrëfikësit e kanë lokalizuar shpejt zjarrin duke mos e lejuar të zgjerohet më shumë, shkruan Ballkani.info.

Njëkohësisht në anën tjetër të botës ka shpëthyer zjarri edhe në një vend të shenjtë – në Notre Dame.

Zjarri i ka përfshirë rreth 1000 metra katërorë, por zjarrëfikësisht ia kanë arritur që ta shuajnë atë dhe ta ruajnë strukturën e katedrales goteske. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=GwiLAFUbuGw