Xhamia dhe kafja e rakisë në një oborr, hoxhollarët bëjnë iftar aty

Një histori e çuditshme nga Vushtrria, madje e padëgjuar më parë. T7 ka raportuar në lidhje me xhaminë dhe kafenenë e rakisë, të cilat ndajnë të njëjtin oborr.

Imami i xhamisë “Gazi Ali Beu” të Vushtrrisë, Sadik Hasani, deklaroi se xhamia dhe biznesi në fjalë, që është kafenenë e rakisë.

“Është realitet se kjo xhami që është mbrapa nesh është një ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan, mirëpo është në pronën e saj, por edhe ai objekt dhe ajo shtëpi është në pronën e vet qe sa. Ata përdorin në truallin e tyre dhe në shtëpinë e tyre çfarë të dojnë. Ju kemi treguar disa herë që është e ndaluar, mirëpo kur vjen muaji i rahmetit ata solidarizohen me ne, e hekin cdo pije që është e ndaluar, bëjnë edhe iftar aty”, tha për T7, imami i xhamisë.